Kundërshtar i njohur, Partizani zyrtarizon miqësoren e parë turke

8 Janar 2020
9:39
Alfred Lleshi
back button

Partizani vijon përgatitjet dimërore në Antalia. Trajneri Adolfo Sormani po i shfrytëzon ditët turke për t’u njohur me gjendjen e skuadrës së kuqe, të cilën rikthehet për ta drejtuar, por edhe për t’i karikuar bateritë e të gjithë lojtarëve me seanca të ngarkuara fizike. Në funksion të qëllimit tjetër, kohezionit të grupit dhe implementimit të filozofisë së tij taktike, trajneri italian ka planifikuar të zhvillojë edhe ndeshje miqësore në këtë përgatitore. 

Kështu, klubi i kuq ka zyrtarizuar testin e partë të këtij lloji, kundër turqve të Trabzonspor. Në faqen zyrtare të kampionëve të Shqipërisë konfirmohen edhe detajet e plota të klësaj miqësoreje: “Trabzonspor do të jetë testi i parë miqësor i kampionëve në fuqi, në kuadër të përgatitjeve që po zhvillohen në Antalia. Takimi do të luhet ditën e premte, në datën 10 janar, në orën 13:30 me orën shqiptare”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit