Kundërshtarët e mundshëm: Partizani rrezikon ferrin e Beogradit në Champions!

17 Maj 2019
15:33
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani do të provojë fatin në shortin që do të hidhet më 18 qershor 2019 për të mësuar kundërshtarin e parë në Champions League. "Demat e kuq" e nisin nga turi i parë me shpresën që goglat të tregohen zemërgjera dhe të kenë mundësi të avancojnë për më tej. 

Koeficienti nga UEFA i penalizon, pasi të kuqtë ndodhen në vazon e ekipeve modeste dhe do të kenë përballë një kundërshtar më të fortë, të pakten në letër. Kampionët e Shqipërisë vlerësohen me koeficientin 3.00 dhe lënë pas vetes vetëm 6 ekipe. 

Kundërshtarët që rrezikojnë "Demat" janë emra mjaft të rëndësishëm dhe me peshë. Mjafton të kujtojmë Celticun, Bate Borisovin, Astanën, Qarabagun, Mariborin (i eliminoi nga Europa League vitin e kaluar), Rosenborgun, apo Sheriff Tiraspolin. Një duel shumë i nxehtë mund të jetë kundër Crvenza Zvezdës, ndërsa mund të kemi një vëllazëroren ndaj Shkëndijës së Tetovës, festë! Nëse goglat rezultojnë me fat, të kuqtë mund të kapin Dundalkun e Irlandës, apo The New Saints të Uellsit.  

Kundërshtarët e mundshëm të Partizanit (koef.): 

  • Scotland Celtic  31.000
  • Belarus BATE Borisov CC: 27.500
  • Kazakhstan Astana CC: 27.500
  • Azerbaijan Qarabağ CC: 22.000
  • Slovenia Maribor CC: 18.500
  • Serbia Cervena Zvezda CC: 16.750
  • Moldova Sheriff Tiraspol CC: 12.250
  • Norway Rosenborg CC: 11.500
  • Finland HJK CC: 9.000
  • Republic of Ireland Dundalk CC: 7.000
  • Luxembourg F91 Dudelange CC: 6.250
  • North Macedonia Shkëndija CC: 6.000
  • Wales The New Saints CC: 6.000
  • Slovakia Slovan Bratislava CC: 6.000

Lajme të tjera

Lajmet e fundit