Kundërsulm rrufe, ish-interisti i driblon të gjithë… edhe tifozin (VIDEO)

28 Korrik 2019
10:43
back button

Yann Karamoh kaloi tek Parma, duke u larguar pas dy sezonesh si lojtar i Interit. Sulmuesi 21-vjeçar luajti në miqësoren që skuadra e tij zhvilloi ndaj turqve të Trabzonsporit, që përfundoi në barazim 2-2.

Karamoh zbriti në fushë në minutën 63’, ndërsa një minutë para fundit u bë protagonist duke nisur një kundërsulm të shpejtë, me një top të marrë nga mbrojtja.

Me shpejtësinë e tij, ai i la të gjithë pas vetes, madje edhe një tifoz që deshi t’i ndërhynte, por nuk ia doli as t’iu afrohet sepse sulmuesi afrikan ishte tepër i shpejtë dhe u ndal vetëm nga mbrojtësi i fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit