“Kung Fu” Müller, edhe Balotelli e vë në lojë

15 Dhjetor 2018
11:21
back button

Thomas Müller përfundoi në qendër të vëmendjes këtë javë, por për arsyen e gabuar, sepse sulmuesi nuk shënon më si në kulmin e karrierës së vet, ndërsa në ndeshjen kundër Ajax-it kreu një faull skandaloz ndaj argjentinasit Nicolás Tagliafico, duke dalë me karton të kuq dhe duke rrezikuar dy ndeshje pezullim.

Gjesti i tij bëri xhiron e botës dhe tashmë Mario Balotelli përfiton, duke u tallur me sulmuesin bavarez, me një postim në Instagram.

Heroi i Italisë në Euro 2012 postoi foton e festimit të famshëm pas golit ndaj Gjermanisë, ndërsa Thomas Müller tenton ta shkelmojë si bëri në Holandë, por më pas bie në tokë, duke mbajtur këmbën mes dhimbjesh.

"Thomas Müller është lojtar i madh. Respekt! Thjesht po bëj shaka. Nigel de Jong, e ke parasysh", komenton sulmuesi italian në Instagram, ku është shumë aktiv.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit