KUPA E AFRIKËS: Algjeria mposht Bregun e Fildishtë me penallti dhe kalon në gjysmëfinale

11 Korrik 2019
21:06

Algjeria ka mposhtur Bregun e Fildishtë dhe avancon në gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës.

Pasi 90 minutat e sfidës përfunduan me rezultatin 1-1, 30 minutat shtesë nuk vendosën një fitues. 

Kështu që skuadrat duhet të mbanin frymën dhe të zhvillonin penalltitë. Ishin algjerianët  ata që u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke fituar 4-3. 

Tani Algjeria do të ndeshet me Nigerinë në gjysmëfinalen e turneut. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit