Kupa e Afrikës: Burkina Fasos i mjafton një gol për gjysmëfinalen, autori rishkruan historinë (Video)

29 Janar 2022
22:12
Denis Hakanaj
back button

I ka mjaftuar një gol i Dango Ouattara  Burkina Fasos për të mundur Tunizinë dhe për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Afrikës.

Burkina ka kaluar në avantazh në fundin e pjesë së parë dhe ka arritur të rezistojë deri në fund, pavarësisht se autori i golit është ndëshkuar me karton të kuq dhjetë minuta para fundit.

Outtara është lojtari i parë që shënon dhe ndëshkohet me karton të kuq në një ndeshje të Kupës së Afrikës pas John Mensah me Ganën kundër Botsvanës në 2012-ën.

Megjithatë, edhe pse në inferioritet numerik, Burkina Faso ka arritur ta fitojë ndeshjen. Në gjysmëfinale do të përballet me fituesen e çiftit Senegal-Guineja Ekuatoriale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit