Kupa e Amerikës: Brazili lë jashtë dy yjet e Real Madrid dhe dy finalistë të Champions! (LISTA)

17 Maj 2019
16:48
Anton Cicani
back button

Brazili ka përpiluar listën e futbollistëve të grumbulluar për Kupën e Amerikës, që do të zhvillohet këtë edicion në Brazil, nga data 14 qershor deri më 7 korrik (pesë qytete të ndryshme). 

Do të marrin pjesë 12 kombëtare, që do të ndahen në grupe.

Ky është edicioni i 46-të i Copa America. Kili është fituesi i edicionit të shkuar. Këtë edicion, skuadra e Tites do të ketë në grup Bolivinë, Venezuelën dhe Perunë. Trajneri Tite ka lënë jashtë Marcelon dhe Vinicius Jr.

Nëse për të parin nuk kuptohet, për të dytin gjithçka lidhet me formën jo të mirë, pasi vjen nga një dëmtim i gjatë. Sakaq, bie në sy edhe fakti se dy finalistë të Champions, Lucas Moura (Tottenham) dhe Fabinho (Liverpool) nuk janë gjithashtu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit