Kupa e Amerikës: VAR shpëton Venezuelën kundër Perusë

15 Qershor 2019
23:01
Denis Hakanaj
back button

Kupa e Amerikës ka vazhduar sot me ndeshjen e Grupit A të luajtur mes Venezuelës në "Arena do Gremio" të Porto Alegres. Protagonisti i ndeshjes ka qenë arbitri kolumbian, Roldan, dhe sistemi VAR. 

Takimi është mbyllur barazim 0-0, por jo sepse golat kanë munguar. Në fakt, ndeshja ka filluar me një gol të Perusë pas vetëm shtatë minutash lojë, që është anuluar tri minuta më mbrapa për pozicion  jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR. 

Në minutën e 64-t ka ardhur një tjetër gol nga ana e peruanëve, edhe ky i anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje. 15 minuta para fundit të takimit ka ardhur një vendim në  favor të Perusë, duke parë se Venezuela ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Luis Del Pino. 

Pavarësisht superioritetit numerik, skuadra e Dudamel nuk ka arritur të gjejë golin e fitores dhe sfida është mbyllur në barazim pa gola. Një lajm i mirë ky për Bolivinë, skuadra që mban vendin e fundit në Grupin A pas humbjes 3-0 të pësuar kundër Brazilit në ndeshjen hapëse. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit