Kupa e Anglisë: Arteta bën një ndryshim për finalen, Lampard asnjë

1 Gusht 2020
17:57
Denis Hakanaj
back button

Pas pak (ora 18:30) Arsenal dhe Chelsea do të zbresin në fushë për finalen e Kupës së Anglisë.

Dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Vetëm një ndryshim për Arsenal-in, që është në kërkim të triumfit 14 në Kupën e Anglisë, që do të ishte një rekord.

Mbrojtësi spanjoll Hector Bellerin do të marrë vendin e Joe Willock dhe ky do të jetë i vetmi ndryshim nga ekipi që mundur 3-2 Watford-in në javën e fundit të Premier League.

Asnjë ndryshim për Frank Lampard, i cili i ka besuar të njëjtit ekip që mundi 2-0 Wolves të dielën e kaluar. N’Golo Kante është lënë në stol pas dëmtimit, por mungon Willian.

Blutë janë në kërkim të triumfit të dytë në Kupën e Anglisë në tre sezone.

Formacionet zyrtare

Arsenal: Martinez, Holding, Luiz, Tierney, Bellerin, Ceballos, Xhaka, Maitland-Niles, Pepe, Lacazette, Aubameyang.

Chelsea: Caballero, Azpilicueta, Zouma, Rudiger, James, Jorginho, Kovacic, Alonso, Mount, Giroud, Pulisic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit