Kupa e Anglisë: City kalon në gjysmëfinale me dy gola të veçantë

28 Qershor 2020
21:24
Denis Hakanaj

Manchester City ka mundur 2-0 Newcastle në transfertë dhe është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë.

Gjithçka e lehtë për Qytetarët që kanë realizuar nga një go, për çdo pjesë loje.

Kevin de Bruyne ka realizuar të parin me penallti në minutën e 37-të, duke u bërë lojtari i parë që shënon një golpër ditëlindje që nga Nolito kundër Everton-it tetorin e 2016-ës.

I dyti ka qenë një magji e Raheem Sterling dhe ka ardhur në minutën e 68-të. Edhe ky një realizim i veçantë duke parë se anglezi nuk shënonte një gol nga jashtë zone për City-n që nga nëntori i 2018-ës kur e ka bërë një gjë të tillë kundër Shakh Donetsk-ut në Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit