Kupa e Botës, 10 ndeshje skualifikim për katër futbollistë

28 Janar 2023
19:32
Denis Hakanaj
back button

Kupa e Botës e fundit e luajtur në Katar ka kurorëzuar Argjentinën e Messi-t, por jo të gjitha kombëtaret amerikanojugore janë kthyer në shtëpi me buzëqeshje. Kanë shkuar shumë keq gjërat për Uruguain, që tani ka marrë edhe skualifikime të rënda.

Një nga skuadrat që kanë zhgënjyer ka qenë edhe Uruguai, që nuk ka arritur as të kualifikohet nga grupi dhe është kthyer në shtëpi me bishtin ndër shalë.

Ka shkaktuar shumë debate fundi i takimit të fudnit të luajtur kundër Ganës, mes vendimeve të arbitrit dhe një situate të ndezur pas përfundimit të sfidës.

Në fund të takimit ka bërë xhiron e botës videoja e daljes nga fusha e Edinson Cavani-t, i cili ka goditur monitorin e VAR-it duke e hedhur në tokë. Një gjest që do ta paguaj shumë shpejt.

Uruguai i Diego Alonso-s është eliminuar për shkak të diferencës së golave, që ka vlerësuar Korenë e Jugut. Në fund të ndeshjes kundër Ganës, që ka mbyllur grupin, kanë shpërthyer protestat.

Një situatë shumë e ndezur që ka sjellë ndëshkime për disa futbollistë: José Maria Gimenez, Fernando Muslera, Edinson Cavani dhe Diego Godin.

Në fakt, janë dhënë plot katër ndeshje skualifikim dhe gjobë për mbrojtësin dhe portierin. Vetëm një ndeshje për ish-sulmuesin e Napoli-t dhe ish-mbrojtësin e Inter-it, për një total prej 10 ndeshjes skualifikim mes katër futbollistëve.

Nuk ka shpëtuar as Federata Uruguaiane e Futbollit, që nuk do të mund të hapë sektorin e tifozëve ultras për ndeshjen e ardhshme që do të luajë në shtëpi dhe do të duhet të paguajë një gjobë prej 55 mijë eurosh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit