Kupa e Botës, Feuz triumfon në pistën e Beaver Creek

1 Dhjetor 2018
16:38
Telesport
back button

Gara e zbritjes së lirë për meshkuj, e vlefshme për Kupën e Botës në ski zhvilluar sot në pistën amerikane të Beaver Creek, u fitua nga skiatori zviceran Beat Feuz. Ai ishte më i shpejti në pistë në të dyja zbritjet, duke dhënë kohën e përgjithshme 1’13”59, suksesi i parë sezonal për të.  Në vendin e dytë u rendit një tjetër skiator zviceran, Mauro Caviezel, ndërsa i treti u klasifikua norvegjezi Aksel Svindal.

Gara e sotme pati edhe një moment paniku, kur skiatori gjerman Thomas Dressen, 25 vjeç, doli nga pista dhe u përplas me rrjetat mbrojtëse. Ai u ngrit vetëm falë ndihmës së ndihmës së shpejtë dhe u dërgua me helikopter në spital, duke bërë që gara të ndërpritet për 20 minuta.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme, një emër surprizë është në krye të saj, austriaku Vincent Kriechmayer, me 175 pikë, një më shumë se Feuz. Ndërsa në vendin e tretë të Kupës së Botës ndodhet zvicerani tjetër Mauro Caviezel.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit