Kupa e Botës në ski, Lara Colturi i mbyll pa pikë dy garat e zhvilluara në Kanada

4 Dhjetor 2023
11:13
Telesport
back button

Kupa e Botës në ski u zhvendos fundjavën e kaluar në Kanada, ku në pistën e Tremblant u zhvilluan dy garat e radhës. Në garën e parë (2 dhjetor), atë të sllallomit gjigand, skiatorja kuqezi Lara Colturi u klasifikua në vendin e 52-të.

Skiatorja 17-vjeçare dha kohën 1’10”68, duke mos hyrë dot në grupin e skiatoreve më të mira. E njëjta situatë edhe në garën e dytë të sllallomit gjigand (3 dhjetor), ku sërish Colturi nuk arriti të kualifikohet mes më të mirave.

Në këtë garë, ajo u klasifikua në vendin e 50-të, me kohën 1’10”86. Për pasojë, në të dyja garat skiatorja e re kuqezi (italiane por me pasaportë shqiptare) nuk grumbulloi dot pikë. Colturi është në sezonin e saj të dytë në garat e Kupës së Botës, ku deri më tani ka bërë një paraqitje shumë të mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit