Kupa e Botës: Temperatura ekstreme dhe ajrosje nën stola, kushtet e punës janë skandaloze!

30 Shtator 2019
16:09
back button

Katari ka fituar të drejtën e zhvillimit të Kupës së Botës në vitin 2022, por është një bast i rrezikshëm nga FIFA. Kalimi i zhvillimit të Kupës së Botës në këtë shtet u shoqërua me akuza të forta për korrupsion, por tani gjithçka është e pandryshueshme dhe puna vazhdon. 

Gazetari Rob Harris ka udhëtuar drejt Katarit dhe ka parë nga afër punimet në stadiume. Temperaturat arrijnë deri në 40 gradë dhe punëtorët vuajnë nga kushte të tilla pune. 

Në një tjetër stadium, atë të Al Janoub në Al Wakra puna ka përfunduar dhe vihet re se stolat janë të pajisura me ajër të kondicionuar për të ulur temperaturat. Një impiant i tillë është vendosur dhe në fushë, pasi temperaturat janë të papërballueshme. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit