Kupa e Federatës çel siparin e aktiviteteve, ja shorti i gjysmëfinaleve

13 Shtator 2019
17:10
Telesport
back button

Federata Shqiptare e Volejbollit do të organizojë më datat 20-22 shtator Kupën e Federatës për meshkuj dhe femra. Ky event është një traditë në këtë sport, që çel siparin e aktiviteteve.

Këtë herë, ky turne do të zhvillohet në qytetin e Korçës edhe pse nuk merr pjesë asnjë nga ekipet e këtij qyteti. Në Kupën e FSHV-së marrin pjesë 4 skuadrat më të mira në përfundim të sezonit të kaluar

Për femra, do të luajnë Partizani, Barleti Volley, Tirana dhe Mirdita. Ndërsa për meshkuj, ekipet pjesëmarrëse janë Partizani, Erzeni, Vllaznia dhe Tirana.

Më datën 20 shtator do të luhen gjysmëfinalet e femrave dhe një ditë më pas ato të meshkujve. Të dielën do të luhen finalet, sipas kalendarit të mëposhtëm:

Gjysmëfinale – Femra (20 shtator)

Mirdita – Partizani, ora 16:00

Barleti Volley – Tirana, ora 18:30

Gjysmëfinale – Meshkuj (21 shtator)

Erzeni – Partizani, ora 16:00

Vllaznia – Tirana, ora 18:30

Lajme të tjera

Lajmet e fundit