KUPA E GJERMANISË | Avancon Leverkusen, por befasia e madhe quhet sërish Saarbrucken. Eliminohet Dortmund

6 Dhjetor 2023
23:51
Telesport
back button

Mbrëmjen e sotme janë luajtur ndeshjet e fundit të fazës së 16-të të Kupës së Gjermanisë. Eliminimi i Eintracht Frankfurt nga Saarbrucken, një klub i kategorisë së tretë që kishte eliminuar tashmë Bayernin, bëri zhurmë. Duket sikur endrra e Saarbruckenit vazhdon…

Në ndeshjet e orës 20:45 duhet theksuar suksesi i Shtutgartit pasi eliminoi Borussia Dortmundin me golat e Guirassy dhe Wamangituka ndërsa Hertha Berlin barazoi në minutën e fundit ndaj Hamburgut dhe shkoi ne kohen shtese, aty ku u shenuan serish dy gola dhe e cuan sfiden 3-3 dhe me penallti. Ne fund, triumfi ekipi i Berlinit.

Me heret ishte luajtur edhe sfida e Bayer Leverkusen qe duket se sivjet nuk njeh fjalen humbje ose ndalje, duke perjashtuar dy barazime ndaj Bayern Munich dhe ndaj Dortmund te dyja ne Bundesliga. Ne Kupen e Gjermanise, skuadra e Xabi Alonsos ka eliminuar Paderbon me fitoren 3-1. Bonniface, Palacios dhe Schick autorët e golave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit