KUPA E ITALISË: Ekipi i Berishës kualifikohet, ish-milanisti eliminon Monzan e Berlusconit dhe Gallianit!

24 Nëntor 2020
17:33
Telesport
back button

Raundi i katërt i Kupës së Italisë filloi sot dhe do të përfundojë të enjten: ndeshja midis SPAL dhe Monza riktheu turnun.

Në stadiumin “Mazza”, Ferrara, skuadra e SPAL (ku luan portieri Etrtit Berisha) mundi dhe eliminoi ekipin e drejtuar nga Christian Brocchi (president Berlusconi, administrator Galliani) me rezultatin 2-0 dhe kalon kështu në fazën e 1/8-ve, aty ku e pret Sassuolo e De Zerbit.

Gjithçka ndodh në pjesën e dytë, pas një pjese të parë që përfundoi me rrjeta të bardha, pavarësisht se ekipi i SPAL dominoi me volum loje.

Coppa Italia, SPAL-Monza 2-0: eliminata la squadra di Brocchi, Galliani e  Berlusconi - Eurosport

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 62′. Brignola pason për Paloschi në thellësi, i cili, u pengua nga Scaglia: për gjyqtarin nuk ka dyshim dhe penalltia e akorduar transformohet nga vetë Paloschi.

Dyfishimi mban firmën e Brignola, me një iniciativë të shkëlqyer personale që e shikon atë të vrapojë në të gjithë gjysmën kundërshtare të fushës, duke kapërcyer Fossati dhe mundur Di Gregorio me një të majtë kirurgjikale.

Më poshtë është programi i raundit të katërt të Kupës së Italisë (sfiduesi i raundit tjetër në kllapa):

Sot

SPAL-Monza 2-0 [Sassuolo]

E mërkurë 25 nëntor

Parma-Cosenza [Lazio]

Empoli-Brescia [Napoli]

Cagliari-Verona [Atalanta]

Bolonja-Spezia [Roma]

Udinese-Fiorentina [Inter]

E enjte 26 nëntor

Torino-Entella [Milan]

Sampdoria-Genoa [Juventus]

Lajme të tjera

Lajmet e fundit