“Kupa e Italisë është antisportive”, Sarri: Ja pse privilegjon skuadrat e mëdha

8 Shkurt 2022
15:39
Denis Hakanaj
back button

Në prag të çerekfinales së Kupës së Italisë kundër Milan-it, trajneri Maurizio Sarri ka bërë disa deklarata të forta për Lazio Style Channel, duke kritikuar kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në Itali.

– Si vijnë Milan-i dhe Lazio në këtë ndeshje?

“Me qëllimet e duhura të dy skuadrat. Ata kanë fituar një derbi që të jep shumë   benzinë, por edhe ne kemi fituar një ndeshje të rëndësishme. Kupa e Italisë është një nga kompeticionet më antisportive në botë dhe është bërë që të dalin në transmetime direkte skuadra të caktuara. Nuk dihet kur, ku dhe kush e bën shortin. Por kështu është dhe ne do të luajmë në maksimum”.

– Sa ka ndryshuar Lazio në krahasim me përballjen e fazës së parë me Milan-in?

“Sigurisht kemi ndryshuar, edhe pse duhet parë sa kanë ndryshuar ata. Çdo ndeshje, veçanërisht ato me eliminim direkt, janë histori më vete”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit