Kupa e Italisë i thotë lamtumirë Olimpico-s, ja ku do të luhet finalja e 2021-shit

7 Gusht 2020
16:04
Denis Hakanaj
back button

Akti i fundit i Kupës së Italisë do të largohet nga Olimpico i Romës dhe do të zhvendoset në Meazza-n e Milanos.

Vendimi është marrë për shkak të pamundësisë për ta përdorur impiantin e Laziod he Roma-s përtej 18 majit (finalaj duhet të luhet më 19), sepse UEFA d ta marrë në dorëzim para fillimit të Europianit, me ndeshjen hapëse që është parashikuar të luhet më 11 qershor (Itali-Turqi).

Nëse edhe kampionati do të vazhdonte përtej asaj date, Roma dhe Lazio do t’i luanin ndeshjet e tyre të fundit të Serisë A në transfertë.

Kupa e Italisë do të kthehet në San Siro pas 14 vitesh: herën e fundit që trofeu është dhënë në kryeqendrën lombarde ka qenë në 2007-ën, kur finalja luhej akoma me dy ndeshje.

Roma fitoi bindshëm në Olimpico (6-2) dhe më pas humbi ndeshjen e kthimit në Meazza (2-1 për Inter-in), duke ngritur në qiellin e Milanos titullin e saj të tetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit