Kupa e Italisë: Napoli eliminon Sassuolo-n, përballje gjigantësh në çerekfinale

13 Janar 2019
22:42
Denis Hakanaj
back button

Një gol i Milik në minutën e 15-të dhe një i Ruiz në të 74-ën i kanë dhuruar Napoli-t fitoren 2-0 ndaj Sassuolo-s dhe kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Lajme të mira edhe për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili është kthyer titullar pas dy ndeshjeve radhazi të kaluara në stol.

Në çerekfinale, ekipi i Carlo Ancelotti-t do të përballet me Milan-in, që ka eliminuar Sampdoria-n në fazën e 1/8-ve. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit