Kupa e Italisë në 5 ditë, shpërthen Interi dhe kërcënon me këtë provokim

29 Maj 2020
10:24
Telesport
back button

Juventusi, Milani dhe sidomos Interi janë kundër rinisjes së futbollit në Itali në datën 13 qershor me Kupën e Italisë. Zikaltërit, shpjegon Gazzetta dello Sport, e kanë cilësuar këtë zgjedhje për të filluar kështu “e kakuptueshme” dhe madje janë duke menduar edhe provokimin: të hedhin në fushë në “San Paolo” ndaj Napolit, për gjysmëfinalen e kthimit, formacionin Primavera.

Mërzia e Interit është e lidhur me kalendarin menjëherë të fortë, pa mundësi nisje graduale. Një bezdisje e shprehur edhe nga Juventusi e Milani, që e shohin Kupën e Italisë një kompeticion të përqendruar në 5 ditë si sforco të pabesueshme.

Kështu, Interi i afrohet 3 ndeshjeve menjëherë: 14 qershor gjysmëfinalja e kthimit, 3 ditë më pas finalja e Kupës nëse kalojnë dhe 3 ditë të tjera më pas ndeshja e prapambetura me Sampdorian ose java që ndjek e kampionatit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit