KUPA E KOMBEVE TË AFRIKËS: Algjeria kampione me një gjuajtje, thyhet Senegali i Mane

19 Korrik 2019
22:56
back button

Algjeria shpallet kampione e Kupës së Kombeve të Afrikës. Mundi 1-0 në finale Senegalin dhe rikthehet tek ky trofe pas 29 vitesh, teksa për herë të fundit e fituan në vitin 1990.

Pa u mbushur dy minuta nga starti i ndeshjes Algjeria kaloi në avantazh me një gol me plot fat. Ishte sulmuesi Bounedjah që u nis drejt portës pas një pasimi të Bennacer dhe goditi nga jashtë zone, topi u devijua në këmbët e mbrojtësit senegalez dhe përfundoi në rrjetë, duke shtangur portierin Gomis.

Në minutat në vijim ishte Senegali padron në fushë, duke dominuar në qarkullim topi dhe në disa goditje në portë, por u treguan të pasaktë në finalizim. Në fund të 45 minutave pati tension dhe përplasje të madhe mes dy skuadrave që iu drejtuan dhomave të zhveshjes dhe i kthyen në fushë pas pushimit të shkurtër.

*Mbrojtësi Benlamri i gjakosur nga një dyluftim!

Minuta e 60-të do të ishte përcaktuese po të mos ishte VAR. Arbitri akordoi penallti për Senegalin, sepse mbrojtësi Guedioura preku topin me dorë brenda zone, por pasi e pa në përsëritje vendosi ta anulojë dhe të vijojë loja e rregullt.

Algjeria arriti të mbrojë rezultatin deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit kryesor dhe u shpallën kampionë të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit