Kupa e Mbretit: De Jong shpëton Barcelona-n nga turpi! (VIDEO)

27 Janar 2021
22:56
Telesport
back button

Barcelona ka vuajtur por ka arritur të kualifikohet më tej në Kupën e Mbretit. Pak kilometra larg Madridit, në Vajekas, skuadra e drejtuar nga Koeman, ka ndeshur rezistencën e Vallecanos, e cila madje ka befasuar katalanasit.

Në fakt, vendasit shënuan të parët në pjesën e dytë, pasi 45′ e para u mbyllën në barazim 0-0.

Përgjigjia blaugrana erdhi me anë të Griezmann-Messi, me finalizimin e argjentinasit. Në fund, De Jong do të vuloste fitoren 2-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit