Kupa e Mbretit / Duele për infarkt; Athletic-Real Madrid dhe Real-Betis

21 Janar 2022
15:40
Alfred Lleshi

Finalja e Kupës së Mbretit është vetëm dy hapa larg dhe tetë skuadra po luftojnë për ta fituar tashmë. Ditën e sotme është hedhur shorti i çerekfinaleve të këtij kompeticioni, duke zbuluar përplasje për infarkt… Real Madridi do të sfidojë Athletic, që së fundi eliminoi katalanasit.

Nga data 1 deri më 3 shkurt do të luhen çerekfinalet e një Kupe që po rezulton “vdekjeprurëse” për më të mëdhenjtë. Edhe ky raund do të luhet me një ndeshje të vetme. Barcelona, ​fituesja në fuqi, tashmë është eliminuar. Atlético Madrid dhe Sevilla, dy favoritë të tjerë në letër, janë gjithashtu jashtë. Por ka ende emra të mëdhenj në garë dhe shumë të suksesshëm në këtë turne.

Real Betis, një nga zbulimit e këtij sezoni, do të përballet me Real Sociedad, “ekzekutuesin” e Atlético Madridit. Ndërkohë, Valencia do të presë Cádiz-in në “Mestalla”.

Ja çiftet çerekfinale:
Athletic-Real Madrid
Real Sociedad-Betis
Valencia – Cadiz
Rayo – Mallorca

Lajme të tjera

Lajmet e fundit