Kupa e Pavarësisë, ekipet kosovare “leksion” Tiranës dhe Vllaznisë

27 Nëntor 2021
10:11
Gentian Spiri

Në Prishtinë, u zhvilluan dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Pavarësisë në volejboll për femra. Në përfundim të tyre, ekipet kosovare të Drita dhe M.Techonologie janë kualifikuar për në finale, pasi triumfuan në dy sfidat e luajtura ndaj skuadrave shqiptare, respektivisht ndaj Vllaznisë e Tiranës.

M.Technologie mundi 3-2 Tiranën (25-22, 25-19, 20-25, 17-25, 15-9), në një ndeshje me rivalitet dhe emocione, ku gjithçka u vendos në setin finale. Ndërsa Drita mposhti 3-1 Vllazninë në sfidën tjetër (25-15, 25-14, 21-25, 25-15), duke patur epërsi në fushë gjatë gjithë kohës dhe e meritoi fitoren.

Sot do të luhen takimet gjysmëfinale pë meshkuj, ndërsa më datën 28 nëntor do të zhvillohen finalet për të dyja kategoritë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit