Kupa e Pavarësisë në Tiranë, ja skuadrat dhe kalendari i ndeshjeve

23 Nëntor 2022
9:31
Telesport
back button

Federata Shqiptare e Volejbollit në bashkëpunim me atë Kosovare, do të organizojnë më datat 25-27 nëntor Kupën e Pavarësisë, për meshkuj dhe femra. Ky event do të zhvillohet në Farkë.

Pjesëmarrëse janë dy skuadra nga Shqipëria e dy nga Kosova, për secilën kategori. Në gjysmëfinalet e femrave do të përballen Drita-Skënderbeu e Partizani-Fer Voley. Ndërsa dy gjysmëfinalet e meshkujve janë Tirana-Luboteni e Peja-Partizani.

Femrat do të luajnë të premten, meshkujt të shtunën, ndërsa të dielën luhen dy finalet. Ky është eventi i parë ndërkombëtar i këtij sezoni në volejboll, që pritet të pasohet nga Kupa Gjergj Kastrioti, Liga që bashkon dy shtetet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit