KUPA  E SHQIPËRISË: Bylis eliminon Skënderbeun, kalon në gjysmëfinale

24 Qershor 2020
21:38
Telesport
back button

Bylis ka marrë një barazim 1-1 në çerekfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë së luajtur në Korçë kundër Skënderbeut dhe ka siguruar një vend në gjysmëfinale falë fitores 1-0 të marrë në ndeshjen e parë.

Korçarët kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 34-t me Mensah, ndërsa miqtë mund të kishin barazuar në fundin  e pjesës së parë me një penallti, por arbitri Jorgji ka ndryshuar mendim dhe ka anuluar penalltinë duke shkaktuar zemërimin e lojtarëve të Bylis, të cilët kanë pasur një përplasje me stolin e vendasve.

Kur dukej s e sfida po i drejtohej kohës shtesë, Malci ka realizuar golin e barazimit dhe i ka dhuruar kualifikimin në gjysmëfinale skuadrës së Bylisit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit