KUPA E SHQIPËRISË: Egbo ndryshon Tiranën, Teuta në sulm

2 Gusht 2020
19:22
Telesport
back button

Teuta dhe Tirana do të duelojnë për trofeun e Kupës së Shqipërisë në Air Albania prej orës 20:00. Bardheblutë fituan titullin kampion dhe duan të arrijnë suksesin e dytë madhor, ndërsa durrsakët kërkojnë fitimin e Kupës si qershi mbi tortë për Europën.

Trajneri Edi Martini dhe Emanuel Egbo kanë publikuar formacionet titullare dhe nuk ka shumë ndryshime. Teuta e nis me dy Vilat në mbështetje të Hebajt në majë të sulmit.

Tirana ndryshon në mbrojtje, pasi Vangjeli rikthehet si mbrojtës i djathtë. Doka nuk luan në këtë sfidë, ndërsa Hoxhallari spostohet në qendër të mbrojtjes. Ismajlgeci luan nga minuta e parë në krahun e majtë.

Batha e nis me Sidibene dhe Hasanin nga minuta e parë në mesfushë, ndërsa Torassa dhe Cobbinah në mbështetje të Ngoosë.

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Avdyli, Aleksi, E. Vila. Kallaku, L. Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini

TIRANA: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Sidibe, Hasani, Torassa, Cobbinah, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit