Kupa e Shqipërisë/ Erzeni pa rivalë në Grupin A, Partizani fiton derbin me Tiranën

16 Dhjetor 2019
14:03
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e radhës së Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Në Grupin A, ekipi i Erzenit ka siguruar një biletë për në gjysmëfinale.

Shijakasit fituan 3-0 ndaj Elbasanit, ndërkohë që më herët patën fituar po 3-0 edhe ndeshjen e prapambetur ndaj Teutës. Për vendin e dytë në këtë grup duelojnë Skënderbeu e Studenti, me korçarët që fituan 3-0 përballjen direkte me kryeqytetasit.

Në Grupin B, situata është shumë më e ndërlikuar për sa i përket renditjes. Vllaznia merr kreun e klasifikimit pas fitores 3-1 ndaj Farka Volley, ndërsa Partizani fitoi 3-1 ndaj Tiranës në derbin kryeqytetas. Të katërta këto skuadra synojnë një vend në gjysmëfinale.

Kupa e Shqipërisë – Meshkuj, Grupi A

Erzeni – Elbasani, 3-0 (25-20, 25-18, 25-17)

Skënderbeu – Studenti 3-0 (25-16, 25-16, 25-17)

(e prapambetur) Teuta – Erzeni, 0-3 (17-25, 13-25, 20-25)

Renditja: Erzeni 11 pikë, Studenti 6 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Elbasani 0 pikë, Teuta 0 pikë.

Kupa e Shqipërisë – Meshkuj, Grupi B

Farka Volley – Vllaznia, 1-3 (18-25, 27-25, 26-28, 27-29)

Tirana – Partizani, 1-3 (25-22, 23-25, 22-25, 21-25)

Renditja: Vllaznia 6 pikë, Partizani 3 pikë, Farka Volley 2 pikë, Tirana 1 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit