Kupa e Shqipërisë, FSHV përcakton kalendarin e gjysmëfinaleve dhe datat

13 Shkurt 2019
17:42
Telesport
back button

Më datat 1-2 mars, në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për femra dhe meshkuj në volejboll. Për përfundimit të fazës eliminatore në grupe, të zhvilluar në muajt nëntor-dhjetor, janë përcaktuar katër ekipet gjysmëfinaliste në të dyja kategoritë.

Kështu, më 1 mars do të luhen ndeshjet gjysmëfinale për femra: Mirdita-Tirana dhe Barleti Volley-Partizani. Ndërsa më datën 2 do të luhen gjysmëfinalet e meshkujve: Partizani-Tirana dhe Erzeni-Vllaznia. Të dielën, më datën 3 mars, do të luhen edhe ndeshjet finale, fillimisht për femra e më pas për meshkuj. Në të trija ditët, ndeshjet do të luhen në orën 16:00 dhe 18:30.

Gjysmëfinale – Femra, 1 mars 2019 (Feti Borova)

Mirdita – Tirana, ora 16:00

Barleti Volley – Partizani, ora 18:30

Gjysmëfinale – Meshkuj, 2 mars 2019 (Feti Borova)

Partizani – Tirana, ora 16:00

Erzeni – Vllaznia, ora 18:30

Finale, 3 mars 2019 (Feti Borova)

Finale Femra, ora 16:00

Finale Meshkuj, ora 18:30

Lajme të tjera

Lajmet e fundit