Kupa e Shqipërisë, ja kalendari i fazës çerekfinale dhe asaj gjysmëfinale

7 Janar 2019
16:53
Telesport
back button

Federata Shqiptare e Basketbollit do t’i nisë më herët se zakonisht aktivitetet e vitit 2019, teksa më 12 janar skuadrat do të zbresin në fushë për fazën eliminatore të Kupës së Shqipërisë për meshkuj. Fillimisht do të zbresin në fushë skuadrat e Kategorisë së Parë, që do të luajnë fazën eliminatore të Kupës dhe më pas fituesit do të avancojnë në çerekfinale e kështu me radhë në gjysmëfinale.

Kjo fazë luhet me ndeshje teke, në fushën e ekipit të renditur më mirë në renditje në përfundim të fazës së parë. Po më 12 janar do të nisin edhe ndeshjet çerekfinale për femra, ku në fushë do të zbresin ekipet e Grupit B të Kategorisë së parë.

Kupa e Shqipërisë – Eliminatore Meshkuj

12 janar, Flamurtari – Apolonia, ora 13:00 (Vlorë)

12 janar, Skënderbeu – Elbasani, ora 14:00 (Korçë)

Kupa e Shqipërisë – Çerekfinale Meshkuj

16 janar, Invaders – Flamurtari/Apolonia, ora 15:00 (Tiranë)

16 janar, Eagles – Skënderbeu/Elbasani, ora 17:00 (Tiranë)

Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinale Meshkuj

24 janar, Goga Basket – Fitues ndeshja 3, ora 17:00 (Ak.Goga)

24 janar, Partizani – Fitues ndeshja 4, ora 18:00 (Tiranë)

24 janar, Teuta – Vllaznia, ora 18:00 (Durrës)

24 janar, Tirana – Kamza Basket, ora 17:00 (F.Hoti)

Kupa e Shqipërisë – Çerekfinale Femra

12 janar, Apolonia – Partizani, ora 11:00 (Vlorë)

12 janar, Skënderbeu – Kamza Basket, ora 12:00 (Korçë)

Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinale Femra

23 janar, Sh.K.B.Tirana – Skënderbeu/Kamza, ora 15:00 (Tiranë)

23 janar, Sh.B.Tirana – Apolonia/Partizani, ora 15:00 (Tiranë)

23 janar, Flamurtari – Elbasani, ora 12:00 (Vlorë)

23 janar, Vllaznia – Studenti, ora 14:00 (Shkodër)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit