Kupa e Shqipërisë: Kukësi kualfikohet me poker, Partizani e Luftëtari kursehen

1 Tetor 2019
16:03
Eraldo Harlicaj
back button

Janë luajtur sot 3 ndeshje të Kupës së Shqipërisë dhe nuk ka asnjë surprizë. Kukësi ka fituar me Shkumbinin me rezultatin 6-0. Një sfidë e dominuar krejtësisht nga djemtë e Shpëtim Duros. Skuadra verilindore ka shpërthyer duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 9-1. Markovanbasten Çema ka realizuar tripletë, ndërsa Domi, Daku dhe Rrasha kanë shënuar emrin e tyre në listën e golashënuesve. 

Partizani ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Vorës. Kualifikim i lehtë për kampionët që fituan sfidën me anë të golit të mesfushorit Bruno Telushi. “Ushtari i kuq” ktheu në gol një penallti të akorduar nga gjyqtari i takimit. “Demat” eliminojnë Vorën me rezultatin e përgjithshëm 4-0, pasi sfidën e parë e fituan 3-0. 

Luftëtari nuk ka gabuar duke eliminuar Turbinën me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Ndeshja e parë u mbyll me rezultatin 0-1, në Cërrik, ndërsa ndeshja e dytë u fitua 2-1 në Gjirokastër. Rrapo dhe Angelmo ishin autorët e golave për gjirokastritët. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit