KUPA E SHQIPËRISË | Mbretëron Vllaznia dhe siguron biletën Europiane. Vendos heroi Adili (PAMJET)

31 Maj 2022
21:56
Telesport
back button

Vllaznia dhe Shkodra ne feste! Ne “Air Albania Stadium” te Tiranes, skuadra kuqeblu fitoi sonte Kupën e Shqipërisë dhe siguroi pjesëmarrjen në Europë sezonin e ardhshëm. Kuqeblutë ngritën për herë të tetë në histori këtë trofe.

Ata e kishin fituar edhe një vit më parë, fiks në të njëjtën datë, me 31 maj, përballë Skënderbeut qe sot e sheh veten ne kategorine e pare pasi ka zhvilluar nje sezon totalisht zhgenjyes…

Këtë herë skuadra e mposhtur nga ekipi shkodran ishte Laçi, që megjithëse kaloi i pari në epërsi që në fillin të sfidës me Guindo, nuk ia doli të mbronte epërsinë, duke pësuar dy gola, që ishin njëri më i bukur se tjetri.

Në minutën e 18-të barazoi Hoxhaj me kokë, pas krosimit të Latifit, ndërsa në shtesë, pikërisht në minutën e 95-të, Adili realizoi një gol vendimtar nga një distancë e largët, por jo pa faj është edhe portieri Dajsinani, që duhet ta kishte kontrolluar më me kujdes trajektoren e topit.

Rezultoi e treta e vërteta për Mirel Josën, që i shton palmaresit tij Kupën e katërt dhe bëhet trajneri shqiptar me me shumë trofe, plot 12 (5 kampionate, 4 Kupa dhe 3 Superkupa), duke lënë pas Zihni Gjinalin (11 trofe).

Keqardhje e madhe te Lacci dhe sidomos Shpetim Duro, duke qene se ky trofe do te kishte qene qershia mbi torte e nje sezoni ku kurbinasit kane qene konstante dhe deri disa jave perpara fundit kane dhuruar emocione.

GOLI QE VENDOSI FINALEN

Lajme të tjera

Lajmet e fundit