Kupa e Shqipërisë/ Mbyllet faza e grupeve, ja 8 skuadrat çerekfinaliste

18 Janar 2022
14:04
Telesport
back button

Ka përfunduar faza e grupeve e vlefshme për Kupën e Shqipërisë në volejboll për femra. Pas ndeshjeve të fundit, janë përcaktuar 8 skuadrat çerekfinaliste, që avancojnë më tej. Në çerekfinale kanë shkuar 4 ekipet e para të çdo grupi.

Në fakt, ka mbetur edhe një ndeshje e prapambetur (Flamurtari-Vllaznia, 19 janar), por që nuk ndikon në renditjen përfundimtare, pasi shkodranet janë kualifikuar, ndërsa vlonjatet jo.

Tetë skuadrat çerekfinaliste janë: Skënderbeu, Partizani, Vllaznia e Teuta (Grupi A) si dhe Tirana, Barleti Volley, Lushnja e Elbasani (Grupi B). Faza çerekfinale do të luhet me sistem vajtje-ardhje, duke nisur nga data 21 janar.

Grupi A – Java e 7-të

Mirdita – Skënderbeu, 0-3

Club Albania – Vllaznia, 1-3

Teuta – Partizani, 0-3

Renditja: Skënderbeu 17 pikë, Partizani 16 pikë, Vllaznia 9 pikë, Teuta 9 pikë, Club Albania 6 pikë, Flamurtari 3 pikë, Mirdita 0 pikë.

E prapambetur

Flamurtari – Vllaznia, 19/1

Grupi B – Java e 5-të

Korabi – Tirana, 0-3

Lushnja – Barleti Volley, 0-3

Apolonia – Elbasani, 2-3

Renditja: Tirana 15 pikë, Barleti Volley 12 pikë, Lushnja 9 pikë, Elbasani 5 pikë, Korabi 3 pikë, Apolonia 1 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit