Kupa e Shqipërisë me surpriza; Kukësi eliminohet, Flamurtari likujdon krutanët

17 Nëntor 2021
15:51
Alfred Lleshi
back button

U luajtën sot ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Befasi mund të konsiderohet eliminimi i Kukësit, por edhe kalimi i raundit nga Flamurtari i emrit të madh, por që aktualisht militon në Kategorinë e Dytë. Kastrioti ka qenë “viktima” e vlonjatëve.

Triumf i thellë i Vllaznisë në shtëpi, me plot 6 gola të shënuar në portën e pogradecarëve. Pa problem ka kaluar edhe Partizani ndaj lezhjanëve. Kujtojmë se nesër do të luhet derbi i kryeqytetit, në funksion të këtij raundi të Kupës së Shqipërisë, me Dinamon që ka fituar 2-0 ndaj bardhebluve në “aktin” e parë.

Më poshtë janë ndeshjet e sotme dhe golashënuesit. Në kllapa është rezultati i ndeshjeve të para të këtij raundi, me bold emri i skuadrës së kualifikuar më tej:

Grupi A
TEUTA-KORABI 2-0 (0-1)
Golat: Ivanoviç 12′, Plaku 87′

PARTIZANI-BESËLIDHJA  2-0 (0-1)
Golat: Rrapaj 81′ , Zhunior 85′

SKËNDERBEU-BYLIS 2-2 (1-1)  – fitoi me penallti skuadra korçare
Golat: Meksi (pen) 23′ , Berisha 45+1′ / Qardaku 14′, 74′

Nesër
TIRANA-DINAMO (0-2)

Grupi B
VLLAZNIA-POGRADECI 6-1 (0-2)
Golat: Mustedanagiç 1′, Aralica 9′, 16′, Latifi (pen) 14′, A.Hoxhaj 23′, 26’/  Topllari 55′

LAÇI-TOMORI  1-1 (0-1)
Golat: Guindo 73’/ Nako 24′

KUKËSI-EGNATIA  1-0 (1-3)
Golat: Gj.Taipi (pen) 39′

KASTRIOTI-FLAMURTARI  2-4 (0-0)
Golat: Karakaçi (pen) 13′, Mudrazhija 90+3’  / Diamanti 39′, 90+4’, Pjeshka 67′, Ribaj 90+2′

Në bazë të skemës paraprake, ndeshjet e turit të tretë do të jenë si më poshtë. Kujtojmë se sfidat e para do të zhvillohen më 26 janar, ndërsa të kthimit më 9 shkurt:
Turi i Tretë
Grupi A
Partizani- Tirana/Dinamo
Teuta- Skëndërbeu

GRUPI B
Flamurtari-Vllaznia
Egnatia-Laçi

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit