Kupa e Shqipërisë, përcaktohen 4 ekipet gjysmëfinaliste për femra

15 Janar 2022
19:17
Telesport
back button

Janë luajtur sot pasdite ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra, duke përcaktuar edhe 4 skuadrat më të mira, që vijojnë më tej garën për trofeun.

Flamurtari fitoi pa probleme 81-51 ndaj Apolonisë në Vlorë, ndeshje ku u dallua O’Bryan me 25 pikë. Me lehtësi triumfon edhe Partizani, kampion në fuqi i këtij eventi.

Të kuqtë mposhtën në kryeqytet Elbasanin me rezultatin 101-45 (Baraj 28 pikë). Në gjysmëfinale shkon edhe Tirana, që mposhti 71-49 Vllazninë në “Fahrie Hoti”, ndeshje ku diferencën e bëri Qosja me 23 pikë.

Në sfidën e katërt çerekfinale, ekipi i Tirana Barleti Basket mundi 88-54 Studentin në derbin kryeqytetas. Ajo që u dallua ishte Barnes me 28 pikë. Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen pas disa ditësh, ndërkohë që shorti do të jetë i lirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit