Kupa e Shqipërisë, përcaktohet shorti i fazës çerekfinale për femra

19 Janar 2022
12:37
Telesport
back button

Pas përcaktimit të 8 skuadrave më të mira të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, të kualifikuara pas fazës së grupeve, është zyrtarizuar sot edhe shorti i çerekfinaleve, ndeshje të cilat do të nisin më 21 janar.

Katër ekipet e para të çdo grupi kanë avancuar më tej dhe në fazën çerekfinale do të luhet me sistem vajtje-ardhje. E para e Grupit A do të luajë me të katërtën e Grupit B e kështu me radhë.

Kështu, në çerekfinale kemi këto çiftë: Teuta-Tirana, Lushnja-Partizani, Vllaznia-Barleti Volley dhe Skënderbeu-Elbasani. Ndeshjet nisin më 21 janar dhe do të mbyllen në shkurt. Ekipet fituese do të kualifikohen më tej në finale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit