KUPA E SHQIPËRISË | Rezultatet dhe ekipet e kualifikuara në turin e dytë! Nga 12 ndeshje sot, vetëm Flamurtari kualifikohet si udhëtues

13 Tetor 2021
16:38
Telesport

Kupa e Shqipërisë ka parë sot në fushë 24 skuadra që kanë luajtur ndeshjet e kthimit të parë kualifikues. Në 12 ndeshjet e zhvilluara, bie në sy se vetëm Flamurtari i Vlorës ka arritur të kualifikohet si ekip udhëtues, duke fituar me penallti 5-6 ndaj Apolonisë pasi të dy ndeshjet u mbyllën 1-1…

Kalojnë kështu në turin tjetër edhe Teuta, Partizani, Tirana, Skënderbeu, Korabi, Kastrioti, Laçi, Kukësi, Egnatia, Vllaznia dhe Pogradeci, që kanë fituar të gjitha ndeshjet e kthimit.

Nesër janë edhe katër ndeshje të tjera që do të kompletojnë turin e parë, teksa janë ndarë në Grupe A dhe B për efekt shorti.

NESER

Dinamo-Erzeni 13:30

Bylis-Oriku 13:30

Burreli-Besëlidhja 13:00

Lajme të tjera

Lajmet e fundit