Kupa e Shqipërisë: Sot gjysmëfinalet e para në të dyja kategoritë, ja kalendari

21 Shkurt 2024
11:07
Telesport
back button

Do të nisin sot ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj dhe femra. Ekipet më të mira të kualifikuara nga faza e grupeve do të përballen për të siguruar një biletë për në finale.

Ndeshjet, si te meshkujt ashtu dhe te femrat, do të luhen me sistem vajtje-ardhje. Sfidat e kthimit janë më 27-28 shkurt, pra pas një jave.

Dy gjysmëfinalet e meshkujve janë Skënderbeu-Tirana dhe Partizani-Erzeni. Ndërsa dy sfidat gjysmëfinalet e femrave janë Partizani-Skënderbeu dhe Pogradeci-Tirana

Priten përballje të forta, pasi në fushë do të zbresin katër ekipet më të mira në secilën kategori dhe që kanë kryer investime të mëdha për të arritur objektivat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit