Kupa e Shqipërisë: Tirana “dopio” fitore në gjysmëfinalet e para, triumfojnë edhe Partizani e Skënderbeu

22 Shkurt 2024
8:44
Telesport
back button

Janë luajtur sfidat e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll. Te meshkujt, Tirana kampione mundi 3-0 Skënderbeun në Korçë (26-24, 25-16, 25-17), një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë. Më pas, epërsia e miqve nga kryeqyteti ishte e ndjeshme, duke fituar pa shumë vështirësi.

Po 3-0 fiton edhe Partizani, që mposhti Erzenin në kryeqytet (25-22, 25-21, 25-19). Një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga të “kuqtë”, që arritën të përballojnë presingun e shijakasve, duke i lënë rivalët gjithnjë në ndjekje. Partizani kishte një marsh më shumë, duke e merituar fitoren.

Te femrat, Tirana arriti një fitore të lehtë në Korçë ndaj Pogradecit me rezultatin 3-0 (25-16, 25-2, 25-16). Skuadra liqenore ishte shumë larg asaj që pritej, duke mos arritur dot të rivalizojë, ndërsa bardheblutë e patën gjatë gjithë kohës lojën nën kontroll, duke dominuar e fituar me lehtësi.

Më e bukur sfida tjetër, ku Skënderbeu mundi 3-2 Partizanin në kryeqytet (23-25, 25-22, 25-23, 21-25, 15-8). Katër setet e para ishin mjaft të ekuilibruar, me barazime të shpeshta. Në setin final, skuadra korçare u tregua më e saktë, duke u shkëputur dhe fitoi 15-8, duke hedhur një hap të madh drejt finales.

Gjysmëfinale-Meshkuj

Nd.1, Skënderbeu – Tirana, 0-3

Nd.1, Partizani- Erzeni, 3-0

Nd.2, Tirana – Skënderbeu, 28 shkurt

Nd.2, Erzeni – Partizani, 28 shkurt

Gjysmëfinale-Femra

Nd.1, Pogradeci – Tirana, 0-3

Nd.1, Partizani – Skënderbeu, 2-3

Nd.2, Skënderbeu – Partizani, 28 shkurt

Nd.2, Tirana – Pogradeci, 28 shkurt

Lajme të tjera

Lajmet e fundit