“Kupa është objektivi ynë i sezonit, e duam për 100-vjetor”

26 Qershor 2020
12:45
Alfred Lleshi
back button

Të gjithë e duan Kupën e Shqipërisë, sepse përmes saj shkohet në Kupat e Europës, ku të ardhurat janë të lakmueshme. Edhe Teuta, njëra nga katër gjysmëfinalistet e këtij kompeticioni, që sot ka mësuar kundërshtarin e radhës për t’u kaluar. Fjala është për Kukësin, mbajtësin e kurorës në fuqi. Pas shortit, në emër të “djemve të detit” ka folur Enid Furxhi, shefi i klubit:

“Realisht është një short i vështirë, duke marrë parasysh që Kukësi ka ekip shumë të mirë. Gjithsesi, ne po kalojmë një moment pozitiv në kampionat, shpresojmë ta kalojmë me sukses edhe këtë raund dhe pastaj të provojmë finalen. Duam ta fitojmë trofeun, ky është objektivi i klubit qysh në fillim të sezonit. Kemi 100-vjetorin dhe qyteti, tifozët, të gjithë ne, synojmë ta festojmë këtë përvjetor të shënuar me një trofe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit