KUPA: Kukësi dhe Teuta me artileri të rëndë, luhet sezoni në Elbasan

2 Korrik 2020
20:00
Eraldo Harlicaj
back button

Bylisi fitoi ndaj Tiranës me rezultatin 2-1, ndërsa Kukësi do të luajë kundër Teutës në orën 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”. Të dy ekipet duan të fitojnë Kupën e Shqipërisë, verilindorët për të shpëtuar sezonin, durrsakët për të dalë në Europë.

Trajnerët Shehi dhe Martini kanë publikuar formacionet titullare. Vendasit e nisin me formacionin më të mirë, ndërsa numri një i stolit ul në stol Olsi Teqjan dhe i beson Krasniqit dhe Bruno Lulajt. Në krahun tjetër, Shkurtaj mbështetet nga Gavazaj dhe Et’hemi, Abazaj e nis nga stoli.

Pak ndryshime dhe për Teutën që do të fitojë këtë sfidë. Tekniku shkodran ka hedhur formacionin më të mirë në fushë. Sulmi i besohet Hebajt që ka mbështetjen e Emiljano dhe Lorenco Vilës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit