KUPA: Laçi vuan ndaj Egnatias, kualifikohet në shtesë!

14 Nëntor 2020
16:06
Eraldo Harlicaj
back button

Laçi ka vuajtur shumë ndaj Egnatias në Kupën e Republikës, por në fund është kualifikuar në turin tjetër. Bardhezinjtë kanë marrë një fitore 3-1, por janë detyruar të luajnë dhe minutat shtesë të ndeshjes.

Sfida nisi më mirë për rrogozhinasit që gjetën golin në minutën e 25′. Jackson mposhti kurbinasit dhe e çoi ekipin e tij me fitore në pjesën e parë.

Kurbinasit u munduan të barazonin, por nuk ishin shumë të qartë përpara porte. Duhej të vinte minuta e 85′ që të barazohej rezultati nga Teco. Braziliani çoi topin në rrjetë për 1-1.

Minutat shtesë u dominuan nga Laçi që shënoi fillimisht me Kiri Nwabuezen për 2-1. Sulmuesi shënoi nga një penallti, ndërsa në fundin e lojës ishte po amerikani që gjeti dhe golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit