Kupa Mbarëkombëtare, Duka zbulon garën e përbashkët me Kosovën

11 Maj 2020
12:19
Alfred Lleshi
back button

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në asamble, kreu i FSHF-së, Armand Duka, iu referua edhe Kosovës, duke zbuluar projektet e përbashkëta: “Kemi projekte të përbashkëta me Kosovën. Një është Kupa Mbarëkombëtare. Pandemia na vonoi, por nuk na pengon ta realizojmë. Jemi të lumtur për arritjet e Kosovës dhe urojmë një kualifikim në “Euro 2021″.

Më herët, presidenti i FFK, Agim Ademi, kishte përshëndetur punimet e Asamblesë së Zakonshme të futbollit shqiptar: “Përshëndetje të gjithëve. Ju dëshiroj asamble të mbarë, në këto kushte jo të zakonshme. Jam i lumtur që keni bërë gjithë këto arritje, përkundër kësaj pandemie. Më lumturon që edhe asamblenë po e bëni online. Jam krenar si shqiptar dhe president i FFK. Ne si shqiptarë duhet të jemi të nderuar që Duka është pjesë e Komitetit Ekzekutiv. Nuk ka gjë më të mirë që kemi një njeriun tonë atje. Arritjet tuaja na motivojnë edhe ne për të ecur më përpara në futboll”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit