Kupa “Muhamet Malo” në mundje mbledh në Tiranë sportistë nga e gjithë Europa

6 Maj 2022
10:53
Telesport
back button

Më datat 12-15 maj, Federata Shqiptare e Mundjes do të organizojë në Tiranë turneun ndërkombëtar të mundjes “Muhamet Malo”. Ky event do të zhvillohet në mjediset e sallës së lojërave “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik në kryeqytet, një aktivitet i rëndësishëm në sportin e mundjes.

Lajmin e konfirmoi FSHM-ja, që shtoi se duelet do të zhvillohen si në stilin greko-romak ashtu dhe në stilin e lirë. Ky turne do të jetë ndërkombëtar dhe pritet të marrin pjesë mundës nga Anglia, Austria, Italia, Malta, Rumania, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Kosova.

Edhe Shqipëria do të përfaqësohet me mundësit e saj më të mirë. Kjo ëshë hera e parë që zhvillohet një turne mundje dedikuar Muhamet Malo, një prej ikonave të këtij sporti. Malo është një figurë e rëndësishme, me kontribut të padiskutueshëm në sportin e mundjes, ish-president i kësaj Federate.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit