KUPA: Partizani fiton ndaj Vllaznisë por nuk mjafton, VAR i heq kualifikimin! (PAMJET)

15 Mars 2023
19:22
Telesport
back button

Partizani fiton por nuk ia del të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë mposhtën 1-0 Vllazninë në ndeshjen e kthimit, por janë pikërisht shkodranët ata që avancojnë mes katër më të mirave falë suksesit në takimin e parë me rezultatin 3-1 në ”Loro Borici.”

Të besuarit e Collellës zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, prodhuan raste të shumta shënimi dhe kontrolluan për pjesën më të madhe mbajtjen e topit. Pas një sërë përpjekjesh në minutat e para, Partizani e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 25′ me anë të Alfred Mensah. Sulmuesi ishte në vendin e duhur për të përfituar nga një keqkuptim i prapavijës shkodrane dhe realizoi me portën e boshatisur.

Demat vijuan me sulmet e vazhdueshme edhe në pjesën e dytë të takimit dhe në minutën e 62′ shpërdoruan një mundësi ideale me Tedi Carën, me këtë të fundit që detyroi portierin Qarri të bënte një mrekulli duke e dërguar topin mbi traversë.

Festa e Partizanit zgjati shumë pak tre minuta nga fundi i kohës së rregullt teksa goli i Carës u anulua si pasojë e një faulli të shkaktuar nga Da Silva ndaj Erdenis Gurishtës, me VAR-in që u bë protagonist duke i ardhur në ndihmë kryesorit Barjamaj.

VAR ANULON GOLIN E PARTIZANIT – VIDEO

Partizani gjen golin pas një aksioni në qendër me anë të Carës i cili çon sferën në rrjetë. Të kuqtë festojnë por shkodranët protestojnë për një faull të Da Silvës ndaj Gurishtës. Bajramaj sheh pamjet me VAR dhe anulon golin.  Vllaznia ruajti me fanatizëm portën deri në fund dhe në këtë mënyrë siguron kualifikimin në fazën gjysmëfinale, ku do të gjejë dhe Egnatian, Tiranën dhe Teutën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit