Kupa/ Reginaldo kualifikon Kukësin, Teuta humb shansin për trofe!

3 Prill 2019
18:55
back button

Kukësi ka plotësuar katërshen e skuadrave të kualifikuara në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë, pasi ka mundur Teutën 1-0 në “Elbasan Arena”. Skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu mposhti durrsakët e Bledi Shkëmbit, me gol të shënuar nga Reginaldo në minutën e 61` të pjesës së dytë.

Një aksion i bukur i verilindorëve, me Kordeiro që futet nga krahu i djathtë në zonën kundërshtare, pasim për Reginaldon që godet bukur dhe dërgon sferën në rrjetë. 

Mjaftoi ky gol për t`i dhënë fitoren Kukësit, që siguron kualifikimin për turin tjetër të Kupës së Shqipërisë, aty ku më herët u kualifikuan Tirana, Luftëtari dhe Skënderbeu. 

Sa i përket ndeshjes, të dyja skuadrat shfaqën dëshirë dhe agresivitet gjatë pjesës së parë, por nuk arritën të preknin rrjetat respektive. Kukësi ishte me agresiv në momente të caktuara, pasi kërkoi më tepër të siguronte kualifikimin, duke mos ia lënë në dorë barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në Durrës. 

Në pjesën e dytë të besuarit e Ndreut arritën të shfrytëzonin me saktësi hapësirat e rivalit, duke i ndëshkuar. Me rezultatin e përgjithshëm (3-2), verilindorët kanë tani një mundësi të shkëlqyer për të ngritur një trofe në fund të sezoni, pasi gara për kampionatin duke praktikisht e mbyllur. 

Në fund ka psur dhe tension në fushën e lojës mes Frashërit dhe Kordeiros, të cilët janë ndëshkuar me kartonë të kuq. 

KUPA E SHQIPËRISË
 E mërkurë, 3 prill 2019, “Elbasan Arena”

Kukësi – Teuta  1-0 (2-2)
 Rexhinaldo 61′

Kukësi: Frashëri, Teqja, Krasniqi, Cuculi, Rrumbullaku, Dzaria, Kordeiro, Rama, Et’hemi, Shkurtaj, Rexhinaldo 

Trajner: Ramadan Ndreu

Teuta: Hidi, Arapi, Beqja, Avdyli, Bicaj, Osmani, Frashëri, Gashi, Kallaku, Progni, Bushiç 

Trajner: Bledi Shkëmbi

Lajme të tjera

Lajmet e fundit