Kupat e Europës/ Erzeni “dopio” ndeshje në Milano, Partizani pret spanjollet

17 Dhjetor 2019
14:21
Gentian Spiri

Më 18 dhjetor do të luhen ndeshjet e radhës së kupave të Europës në volejboll, aty ku do të luajnë dy skuadrat e vetme shqiptare të mbetura ende në garë: Partizani për femra dhe Erzeni për meshkuj.

Partizani do të luajë ndeshjen e kthimit në turneun e CEV Cup, ku do të presë spanjollet e Sanaya Libby’s La Laguna, skuadra nga Tenerife. Ndeshja e parë e luajtur në Spanjë u fitua 3-0 nga vendaset, ndërkohë që në mjediset e Akademisë Goga në Durrës do të luhet nesër ndeshja e kthimit (ora 18:00).

Erzeni do t’i luajë të dyja takimet e tij në raundin e tretë të Challenge Cup në Milano ndaj ekipit vendës të Allianz Power Volley Milano. Skuadra shijakase ka rënë dakord me ekipin milanez që takimet të luhen më datat 18 dhe 19 dhjetor në Itali, ndërkohë që të ardhurat do të përdoren për ndihmat e personave të prekur nga tërmeti (të dyja takimet luhen në orën 20:00).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit