Kupat e Europës/ Partizani femra në Champions, meshkujt shkojnë në BVA Cup

25 Qershor 2019
18:21
Telesport
back button

Nesër në mesditë, në Luksemburg, do të hidhet shorti i Kupave të Europës për sezonin sportiv 2019-2020 në volejboll. Federata Europiane e Volejbollit (CEV), përmes faqes së saj zyrtare, ka zyrtarizuar skuadrat pjesëmarrëse në këtë event.

3 skuadra shqiptare do të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare: Partizani për femra dhe Erzeni e Partizani për meshkuj. Skuadra e femrave do të luajë në Champions League si kampione e Shqipërisë, ku do ta nisë aventurën e saj nga raundi i fundit.

Ndërsa dy ekipet e meshkujve, Partizani kampion dhe Erzeni fitues i Kupës së Shqipërisë, do të luajnë fillimisht në Kupën Ballkanike (BVA Cup). Përmes këtij eventi, ku marrin pjesë 5 ekipe nga rajoni, skuadra fituese do të avancojë më tej në Challenge Cup.

Pjesemarresit ne BVA Cup

Lajme të tjera

Lajmet e fundit