Kupat e Europës: Tirana humbet në Gjermani dhe eliminohet nga Challenge Cup

29 Nëntor 2023
12:45
Telesport
back button

Tirana në volejboll për meshkuj i ka thënë “lamtumirë” arenës ndërkombëtare. Bardheblutë e trajnerit Sako u mundën 3-0 nga gjermanët e Helios Grizzlys Giesen, në raundin e dytë të Challenge Cup, ndeshje e luajtur në Hildesheim.

Një ndeshje pa shumë histori, e komanduar dhe fituar me meritë nga skudra gjermane, që pati epërsi në të trija setet (2511, 25-15, 25-20). Edhe pse niveli i Tiranës erdhi në rritje nga seti në set kjo nuk mjaftoi për të rivalizuar apo fituar.

Tirana pat humbur 3-1 në ndeshjen e luajtur një javë më parë në kryeqytet dhe, për pasojë, është eliminuar nga arena ndërkombëtare. Në raundin e parë, kampionët e Shqipërisë përfituan nga tërheqja e izraelitëve të Maccabi Tel Aviv.

Tirana ishte skuadra e vetme shqiptare që përfaqësonte ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare por edhe pse me disa përforcime të rëndësishme nuk arriti dot të fitojë. Rivalët gjermane ishin ndjeshëm më superiorë dhe merituan kualifikimin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit